Mister në “Big Brother VIP Kosova 4”. Kanë kaluar më shumë se 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë prime-it të mbrëmshëm dhe që prej asaj çasti, askush nuk e ka parë më.
Alba u shfaq për herë të fundit në pjesën e parë të spektaklit, ku situata u përshkallëzua deri në shpërthime emocionale dhe reagime të forta. Ajo akuzoi produksionin se po e “dëmtone në imazh”, duke thënë hapur se e “po e nxjerrin keq” në publik.
Gjatë transmetimit të live-it u njoftua se psikologia e formatit ishte thirrur të ndërhynte për ta qetësuar, por që atë moment, produksioni nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjendjen apo pozicionin e saj aktual.
Nga faqja e saj zyrtare në Instagram është publikuar një mesazh që ka hapur edhe më shumë pikëpyetje, duke bërë që fansat të shqetësohen dhe të dyshojnë për diçka më të madhe:
“Me Alba Pollozhanin AKOMA nuk kemi arrit ta kontaktojmë! Nuk e dimë se çfarë po ndodh!
Po nëse ALBA POLLOZHANI kthehet ne shtepi…
Nje gje e dime! ALBA DO DEMASKOJ SHUME NJEREZ perfshire edhe Ejonen! Jo se Alba do beje dicka te keqe kundrejt tyre! Po natyra e njerezve te tille vet shfaqin veten.”
Ndërkohë, publiku kërkon sqarime dhe pyetja e madhe mbetet: Ku është Alba dhe çfarë po ndodh realisht në prapaskenë?









