Mbrëmjen e djeshme gjatë festës së “Big Brother VIP” u vërtetua se Donaldi dhe Beatrix nuk i kanë mirë marrëdhëniet pas daljes nga shtëpia. Arsye ishte fakti që nuk komunikuan fare dhe nuk u panë bashkë në asnjë moment gjatë festimeve. Prej ditësh në fakt flitej për krisje të raportit, pasi Beatrix publikoi një video nga performanca e saj për aktorin në finale dhe ai nuk reagoi fare.
Sot, Alban Ramosaj dhe Antigona kanë postuar me fjalët: “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”, frazë kjo që u bë virale nga Lori Hoxha pasi Bora Zemani hyri në Big Brother VIP dhe gjithë Shqipëria foli për të dhe Donaldin. Nuk dimë cfarë nënkupton kjo shprehje, por fakti që së fundmi Alban Ramosaj ka hequr Donaldin nga Instagram-i tregon edhe më shumë për marrëdhënien jo aq të mirë mes tyre.
Çfarë po ndodh?