Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Alban Dudushi zbulon të pathënat nga emisioni me kryeministrin: Ja çfarë bënte Rama jashtë transmetimit

14/12/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Alban Dudushi zbulon të pathënat nga emisioni me kryeministrin: Ja çfarë bënte Rama jashtë transmetimit

Alban Dudushi ka qenë në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘You and Me’. Teksa udhëtonte me makinë, ai nuk ju shmang pyetjeve për emisionin që u diskutua shumë ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama përballë studentëve protestues. Gjatë bisedës me moderatorët, Julka dhe Ardit, Albani rrëfeu prapaskenat e puntatës në fjalë, por jo vetëm. “Në hapësirën publicitare, Rama zihej me mua për karrige. Në ramë dakort që të mos rrinte i zhytur në kolltuk, por në një karrige më të lartë për një atmosferë më sportive. Nuk e di nëse kishte shtuar në peshë apo diçka e ngjashme, pasi ajo karrige nuk i rrinte mirë. Edhe tjetra që i vumë më pas nuk i rrinte mirë dhe filloi të bëhet paranojak dhe thoshte po ma bëni kastile”,-rrëfeu Dudushi. Më tej moderatorët e njohur e pyetën lidhur me komentin që ka për gjithë zhurmën mediatike që krijoji ajo puntatë televizive e ‘Top Show’.





“Mendoj se askush nuk u mor me atë që u fol, por vetëm me faktin që 10 apo 12 veta nga ata 90 studentë që ishin në emision ishin të ‘FRESH-it’. Ata ishin të gjithë studentë dhe mbrojtën studentët siç duhej”,-u shpreh moderatori. Duke marrë parasysh sa shumë komente negative ka patur gjatë dhe pas programit, Albani vendosi të flasë edhe për ndjesitë që provoi. “Ne që merremi me këtë punë jemi si futbollistët që kur bëjnë gol i lavdërojnë dhe kur nuk bëjnë i shajnë. Nuk më bëjnë përshtypje fjalët e këqija. Ka xhelozira kolegësh dhe axhendë politike nga mbrapa. Por unë dua të sqaroj studentët, ata më interesojnë. Unë i kam ndjekur dhe kanë simpatinë time. Dua që ta ruajnë energjinë e bukur që kanë duke bërë protesta për gjëra të vërteta”,-tregoi Albani. Një pjesë pikante e bisedës në ‘You and Me’ ishte pyetja që i drejtoi një dëgjues i programit, ku e pyeste për faktin që nuk reagoi ndaj sjelljes së ashpër të kryeministrit, i cili shpesh i bërtiste ose i thoshte të mos fliste.


“Ramën e kam intervistuar më shumë se 30 herë dhe me thënë të drejtën nuk u tregua arrogant me mua. Unë i thosha plotësoji pikat dhe ai më thoshte nuk dua. Unë e kuptoj kontekstin e batutës në atë moment dhe dua të them që sinqerisht nuk kam dal i fyer ndonjëherë prej Ramës dhe nuk e kam ndjerë që ka dalë nga kufiri i politikës dhe i sjelljes së mirë”,-e mbylli fjalën Dudushi. Besojmë se tani çdo gjë është e qartë dhe pyetjet e shumë personave kanë marrë përgjigje./revistawho.com

Tags: Alban Dudushiemisionii ftuar ramanrg radioshpjegimyou and me
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Mes luftës Kanye West-Drake është futur edhe Kim, gjërat vetëm po përkeqësohen

Mes luftës Kanye West-Drake është futur edhe Kim, gjërat vetëm po përkeqësohen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera