Futbollisti i njohur, Alban Hoxha, feston sot ditëlindjen dhe partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga është ajo që e ka zbuluar këtë me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja e njohur ka postuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet torta e ditëlindjes së Albanit mbi të cilën lexohet mesazhi: “Buci të duam”.
Çiljeta ka treguar edhe moshën e futbollistit, i cili sot mbush 37 vjeç. Më poshtë ajo shkruan: “Edhe 100 Buci i shtëpisë sonë!”
Kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja tregoi në një intervistë se në planet e tyre është martesa, por në fillim duan një bebe!