Kantautori Alban Kondi i është bashkuar rishtazi rrjetit social Instagram. Ai ka postuar fillimisht një foto me djalin e tij dhe më pas një fotografi të vjetër me grupin Produkt 28. Fabi, Albani dhe Turi duken shumë të rinj. Mes djemëve shfaqet edhe këngëtarja, Besa Kokëdhima në prapaskenat e festivalit ‘Mikrofoni i Artë”.