Beatrix Ramosaj u surprizua sot nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili u bë pjesë e shtëpisë përmes lojës “ngriva- shkriva”. Ndonëse u çmall me motrën dhe i dha ca këshilla, Albani pati mundësinë dhe të bëhej pjesë e shtëpisë “Big Brother” si konkurrenti i ri.
Ai e refuzoi ftesën duke thënë se një moment Beatrix do e kuptonte pse. Arbana nuk lejoi që Alban të tregonte më shumë duke ngjallur një sërë aludimesh se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim./revistawho.com







