Ditën e sotme qarkulloi në shumë media lajmi se këngëtari Alban Ramosaj është kritikuar nga fansat e tij për shfaqjen në disa foto me qime në pjesën e kraharorit. Por mesa duket këto lajme nuk i kanë pëlqyer aspak këngëtarit. Ai postoi foto ku shihej se disa media kishin promovuar këngën që shumë shpejt do të dal në treg nga këngëtari. Më pas Albani pati dhe një reagim: “Këto janë lajme që vlejnë dhe jo qimet në kraharorin tim. Ju gazetarët duhet të mbani shënime. Për të gjithë ata persona që kjo gjë u duket e çuditshme dhe ndjejnë nevojën për të më këshilluar për t’u rruar, më lini t’u them se është një karakteristik simbolike e gjinisë time për të cilën unë jam shumë krenar.”