Është ndër të paktët artistë shqiptarë, këngët e të cilit bëhen hite dhe çdo tekst që ai shkruan ka gjithmonë një mesazh për të përcjellë.
Bëhet fjalë për Alban Skënderaj, i cili kohët e fundit është angazhuar në kauza bamirësie duke u kthyer buzëqeshjen shumë prej atyre që ka vizituar dhe ndihmuar. Rasti më i fundit është ai i Emiljanos në Bërzhitë të Librazhdit, i cili nuk mund të ecë apo të komunikojë. Pavarësisht përpjekjeve të familjes së tij, problemi që ka vogëlushi kërkon ndihmë më të specializuar.
https://www.instagram.com/p/BfogLkRHHkQ/
Familja e ka të vështirë ta transportojë 3-vjeçarin deri në Librazhd për të marrë shërbimin e duhur e për këtë arsye duhet që trajtimi të kryhet në shtëpi.
Albani në bashkëpunim me “Wordvision” e vizitoi vogëlushin dhe familjen e tij duke i bërë thirrje kryesisht institucioneve përkatëse për ta ndihmuar Emiljanon e vogël të ngrihet në këmbë.
Ndërkohë këngëtari në fillim të muajit mars do të mbaj një koncert recital, i cili do të ketë tre netë./revistawho.com