Ndodh shpesh që prindërit mendojnë: “Sot do bëjmë një foto vetëm ne të dy”. Por në realitet, fëmijët gjithmonë kanë plane të tjera. Dhe pikërisht këtë situatë ka përjetuar edhe Alban Skënderaj, i cili me humor ka pranuar se ka hequr dorë nga ideja se mund të realizojë ndonjëherë një selfie vetëm me bashkëshorten.
Këngëtari ndau një moment të ngrohtë në Instagram, duke treguar se kishte dëshiruar të bënte një foto me Miriam Canin “pas 100 vitesh”, por as këtë herë nuk ia doli. Fëmijët u futën në kornizë, duke e kthyer foton në një tjetër moment tipik familjar.
Çifti i njohur, i martuar prej vitesh, është një nga më të dashurit për publikun shqiptar, sidomos për mënyrën e natyrshme si ndan momente nga jeta e përditshme.









