Alban Skënderaj dhe Taulanti, një nga vëllezërit e tij, kanë prekur zemrat e të gjithë fansave me deklaratat e dashurisë që i kanë bërë njëri-tjetrit. Albani ka postuar foto me Taulantin dhe shkruan: “Është fat të kesh një vëlla si ty”. “Më ke lënë pa fjalë dhe me dy pika lot”-i kthehet Taulanti. Duket se lidhja e tyre është shumë e fortë. Ndjekësve u ka rënë në sy dhe ngjashmëria e madhe që ata kanë me njëri-tjetrin.








