Propozimi që Alban Skënderaj i ka bërë rreth tre vjet më parë, Miriam Canit bëri shumë bujë në media.
Gjatë koncertit të tij “Tingujt e ditarit tim” kantautori ka treguar peripecitë që ka kaluar me unazën e bashkëshortes së tij.
“I bleva Miriamit një unazë që kushtonte sa pushimet që ne po benim në një ishull, që e ëndërronim prej kohësh dhe ngaqë doja ta fshihja rrezikova ta humbisja atë. E vendosa majë një gardhi dhe duke e shtyrë që të mos dukej, ajo ra poshtë. Kam ndenjur dy netë pa gjumë. Gjatë ditës bëja sikur më dhimbte barku, që të bëja planet se si të merrja unazën derisa më në fund kuptova që kishte ngecur në një hapësirë të afërt”, ka thënë Albani.








