Dhjetra qytetarë janë bërë pjesë e nismës ‘Run4autism’ në Tiranë për të mbështetur personat me afëtsi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit. Maratona e vrapimit e cila ka mbledhur politikanë dhe emra të njohur të ekranit, veç qëllimit pozitiv, kanë shkaktuar dhe kaos në trafik. Prezantuesja Albana Osmani e cila është bashkuar në aktivitetin për autizmin që po zhvillohet në Bulevard, ka postuar një foto në ‘Instagram’ me krybashkiakun Veliaj, ku komentet kanë qenë të menjëhershme. Gazetarja Iva Tiço, duke komentuar në foto, u kujton se Tirana është bllokuar dhe i bën thirrje që Veliaj të lirojë rrugët tani që autizmi u shërua, ironizon Tiço. Problemi i trafikut në Tiranë sot është evident dhe është ngritur me shqetësim nga gazetarët por edhe qytetarët që vershuan në rrjetet sociale, duke i kërkuar kryebashkiakut të mos bllokojë qytetin për show.








