Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën 12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Albana Osmani sapo na zbuloi se ka marrë 12.000 euro kredi për “Lulediellin”

17/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Albana Osmani sapo na zbuloi se ka marrë 12.000 euro kredi për “Lulediellin”

Ditën e djeshme moderatorja Albana Osmani njoftoi fansat e saj se pas dy vitesh punë vullnetare ja doli të hapë zyrat e saj. Që nga 20 Maji 2017, ajo është themeluesja e fondacionit “You are a sunflower”. Ai mbledh fonde për të ndihmuar fëmijët në nevojë, kryesisht kurimin e tyre. Nëpërmjet blerjes së një bluze apo produkti tjetër me luledielli, secili mund të kontribuojë. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se ky fondacion funksionon totalisht në mënyrë vullnetare dhe deri më tani ja ka dalë të bëjë shumë njerëz të lumtur. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ajo ka njoftuar arritjen e madhe, ku shkruan se zyrat e para janë duke u ndërtuar.





“Në një jetë tjetër do isha një super bojaxhie. Më pëlqen kaq shumë kur shikon të realizosh qiellin “me nje penel“.Më saktë po ndiej kaq lumturi sa po gëzoj si fëmijë, pasi pas dy vitesh punë vullnetare pa pushim ditë e natë përmes shumë sakrificash , pa një “fole“ rrugëve , sot ne e kemi këtë zyre për 1 vit si fillim, dhënë kjo bujarisht nga shqiptari i njohur Z.Sal Rusi dhe biznesmeni i suksesshëm Z.Bashkim Ulaj . Faleminderit! Deri më sot ne punonim ku kishte ‘free Wiffi’ në ambiente të hapura, ku çdo ‘email’ dërgohej, dhe me duart e bashkuara me lutje drejt Zotit, besuam më të mirën. Dhe kështu mes njerëzish të jashtëzakonshëm shqiptarë të mirë e me zemër, ne rendëm në 3 shtete me sukses të plotë ! Ta nisësh nga zero dhe të çosh çdo cent në destinacion publikisht do të thotë integritet i nivelit më të lartë ! Dhe dashuri supreme, që vjen nga Zoti pa kushte, pa interes, pa asnjë prapavijë. Vetëm me dashuri , e nëse dyshonit që nuk ndodhte më , ju dëshmoj o njerëz të mirë që po! Ju dëshmoj o njerëz të mirë që para pak ditësh në Republikën e Kosovës u bë për herë të parë një analizë në histori në pavionin e onkohematologjisë , falë jush se bletë një bluzë me luledielli, falë jush. Të publikosh çdo faturë deri në detaj ,të jesh 100 % bamirëse, kjo ishte shokuese edhe për organizatat ndërkombëtare, ndërsa na thanë: ”Nga Shqipëria e vogël dhe e varfër, i përulemi kësaj pune të jashtëzakonshme. E sigurisht ne po punojmë mbi auditin dhe zgjodhëm Deloitte, institucion ndërkombëtar, zhvilluam një takim të parë, si me preçizi, mezi pres ta vë në ballë të website me krenari! Me shumë krenari për shokët e mi që ishim e jemi bashkë në këtë rrugëtim nga dita 01! Me krenari për çdo shqiptar që tha “po e dua këtë luledielli sepse i dua fëmjët e na mbështeti.” Kam rendur duke patur në mendje ata të vegjël e në dilemë me jetën dhe druhesha nëse do t’i shoh përsëri apo jo, e nëse ju duheshin këto pajisje për t’i shpëtuar do bëja gjithçka, gjithçka që të ndihmoja. Kjo qe sfida më e madhe e imja deri më sot në jetë,”- ka shkruar Albana Osmani.

Megjithatë pavarësisht punës së pandalur te Albanës, ka edhe nga ata persona të cilët dyshojnë se fondacioni funksionon në mënyrë të pastër. E për të gjithë ata prezantuesja ka një përgjigje emocionuese. Albana ka treguar se si fillim këtë nismë e ka nisur duke marrë para borxh nga të afërmit dhe duke marrë kredi  në bankë.
“Në këtë botë ku mund të bësh gjithçka unë zgjodha të bëj çfarë është më e vështira. Sidomos kur e nis nga zero. Sot atë që kanë mundësi bëjnë bamirësi edhe kthehen prap tek jeta e tyre luksoze, por unë nuk kam patur kurrë një çantë ‘Chanel’ origjinale. Pra e nisa me borxh nga lekët që i mora shoqes time nga Kosova. Me ato 6 mijë euro porosita bluzat dhe ata bujarisht më mbuluan gjysmën e kuotës për kauzën. Pagova një milionë lek një shok që më bëri ‘website’. Më pas prezantova projektin tim në ‘Top Show Magazine” dhe mrekullia ndodhi. Bashkë me 4 shokë në 7 javë e 4 ditë shitëm të gjitha bluzat”,- shkruan Albana.
Më tej ajo tregon se pa disa njerëz të tjerë nuk do ja kishte dalë të arrinte deri këtu. Albana shkruan se Presidentja e ‘Top Channel”, Vjollca Hoxha ka qenë një mbështetje e madhe për këtë projekt dhe e falenderon për çdo gjë që ka bërë.
Së fundmi me fondacionin e saj, Albana arriti të depërtojë edhe në Kosovë ku me këmbënguljen e saj bëri një fushatë për t’u vlerësuar. Në një sqarim për ata që dyshojnë për fitimet, ajo ka treguar se për këtë fushatë i është drejtuar kredisë.
“Më kanë thënë pale sa  fiton ti. Po ju them se për fushatën në Kosovë mora 12 mijë euro kredi. Mu desh të paguaj bluzat, pasi ata që thanë se do i paguajnë nuk bënë asgjë. Ishte përgjegjësi e imja t’i paguaja pasi bluzat u porositën. Dhe këtë gjë familja ime e mori vesh nëpërmjet këtij postimi”, shkruan plot detaje Albana.
Më tej nëpërmjet këtyre shkrimeve, ajo ka dhënë edhe një lajm të bukur. Albana njoftoi se nga janari do i rikthehet sërish televizionit./revistawho.com


Tags: 12 mije ruroAlbana Osmanikrediluledielli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën
Breaking News

“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Next Post
Në javët e fundit të shtatzënisë, aktorja meksikane publikon videon emocionuese të binjakeve

Në javët e fundit të shtatzënisë, aktorja meksikane publikon videon emocionuese të binjakeve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera