Moderatorja e njohur e Top Channel, Albana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku shpeshherë poston momente nga jeta e saj. Ditën e djeshme me anë të një fotoje Albana zbuloi edhe dashurinë e saj. Moderatorja shfaqej në një dhomë duke pikturuar e mesa duket kjo është dashuria e saj. Në përshkrim Albana ka vendosur hashtagun “Dashuria ime” duke treguar kështu se ajo është e dashuruar pas pikturës për të cilën duhet thënë se ka shumë talent pasi ajo ka treguar shumë herë pikturat e saj./revistawho.com