Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri “Albania” që i dedikohet Kombëtares së Shqipërisë në finalet e “Euro 2024”.
Kënga vjen me një videoklip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e Shqipërisë.
Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin evropian. Kujtojmë se për herë të parë Capital T e këndoi këngën në “South Outdoor Festival” ku ishte i ftuar special.








