Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Albania’s Got Talent nga shumë afër!

11/11/2024
in Intervista, Kryesore, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Albania’s Got Talent nga shumë afër!

Për Islin televizioni është dashuri e madhe, nga ato për të cilat zemra rreh fort. Pas një periudhe pushimi siç dhe ai vetë e quan, rikthehet në ekran për të vazhduar rrugën që tani shtrohet me talente. Tani çdo të hënë Islin do ta shohim në ekranin e “Vizion Plus” në drejtimin e “Albania’s got talent”.  Po-po-po-po!





Intervista nga Manjola Markola

Rikthehesh në ekran pas një pauze, çfarë të bindi që të thoje “Po”?


Rikthehem pas gati dy viteve e gjysmë larg ekranit dhe kam rikuperuar energji të reja. Por mbi të gjitha rikthehem me një dëshirë të madhe për të bërë televizion të mirë duke ardhur me një produksion cilësor, të bukur dhe argëtues siç është patenta e “Got Talent”, që mendoj se është ajo çfarë publiku po kërkon prej kohësh të shohë në televizionet shqiptare.

Si ishte jeta e Islit pas shkëputjes nga ekrani dhe derisa pranoi të drejtojë “Albania’s got talent”?

Kjo periudhë pushimi ishte e domosdoshme për mua, një kohë e kaluar në qetësi duke qenë më shumë pranë familjes sime dhe miqve të mi. Më ka vlejtur gjithashtu kjo shkëputje që të rivendos prioritete të reja për veten, të vlerësoj mundësitë “e humbura”, potencialin që kam brenda vetes, të provoj  gjëra të reja dhe të sfidoj veten edhe në fusha të tjera, si p.sh. në sipërmarrje. Mund të them se në aspektin personal dhe emocional ishte ajo që më duhej në atë moment për të rimarrë veten dhe për të ecur përpara me ide të qarta se çfarë dua në jetën time.


Kur nis një projekt të ri, bën me veten tënde një listë me ato “goals” që do të arrish përmes tij? Na zbulo ndonjë para nisjes së “Albania’s got talent”?

Përgjithësisht, jam një njeri që e vlerëson thjeshtësinë dhe kam disa objektiva thelbësore, mes të cilëve qëndron dëshira për të prodhuar televizion të mirë, që vërtet kënaq publikun. Qëllimi kryesor është t’u jap shikuesve diçka që i përmbush dhe i kënaq, duke i ofruar përmbajtje që u flet.

Pra, në këtë listë, qëllimi kryesor është që shikuesi “Albania’s Got Talent” t’i gjejë të gjitha këto dhe ta shijojë vërtet. Për mua, televizioni është një mision që duhet t’i respektojë dhe kënaqë të dyja palët si krijuesit, ashtu edhe shikuesit.

Nisur nga atmosfera e audicioneve, çfarë prisje dhe çfarë zbulove? Të kanë befasuar talentet?

E gjitha ka qenë një surprizë! E prisja që do të kishte talente, veçanërisht të rinj, por jam befasuar si nga numri i madh i konkurrentëve, ashtu edhe nga larmia e moshave që kanë aplikuar. Të mëdhenj e të vegjël, mendoj se do ta shndërrojnë “Albania’s Got Talent” në një spektakël të vërtetë, plot emocion dhe magji.

Si e ke gjetur veten mes 4 anëtarëve të jurisë?

Një juri më të mirë për këtë program nuk mund të kisha kërkuar! Janë katër emra që publiku i do për gjithçka që i kanë dhënë skenës dhe artit ndër vite, dhe mbi të gjitha, për origjinalitetin dhe veçantinë që gjithsecili ka. Adelina, Ledina, Goni dhe Kastro janë artistë të vërtetë dhe për këtë e kanë fituar dashurinë e publikut dhe timin gjithashtu.

1 fjali për ata që mezi po e presin “Albania’s got talent”…

Mezi po e pres dhe unë që çdo të hënë, të takohem me publikun dhe bashkë të përjetojmë emocionet e këtij spektakli që shfaq talentin e jashtëzakonshëm të disa njerëzve të guximshëm, plot pasion dhe me ëndrra të mëdha.

Ky program është një festë e shpirtit krijues, talentit dhe kurajos së shqiptarit të thjeshtë që kapërcen çdo barrierë për të përmbushur ëndrrat ndaj jam i bindur që “Albania’s Got Talent” do të jetë bashkëudhëtim emocionues çdo të hënë në ekranin e Vizion+.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!
Breaking News

Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!

01/11/2025
Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 
Breaking News

Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

13/10/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Next Post
Ledina Çelo: “Albania’s Got Talent”, mundësia e artë për të shpëtuar talentet e vërteta!

Ledina Çelo: “Albania’s Got Talent”, mundësia e artë për të shpëtuar talentet e vërteta!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera