Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Albano bëhet edhe më shqiptar

20/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Albano bëhet edhe më shqiptar

Këngëtari i muzikës së lehtë italiane, Albano Carmelo Carrisi ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke i vënë në një tjetër status marrëdhëniet gjithmonë të veçanta mes tij dhe Shqipërisë. Në një intervistë për Top Channel, Albano rrëfen emocionet. “Ishte një veprim shumë i bukur. Kohë më parë, ish-presidenti Bamir Topi më dha titullin special ‘Nënë Tereza e Kalkutës’, një tjetër moment shumë i rëndësishëm së bashku me nënshtetësinë. Por është për t’u theksuar se marrëdhënia Albano-Shqipëri gjithmonë ka qenë kënaqësisht e pëlqyeshme”, tha Albano Carrisi. Personazhi i njohur është rritur me historitë për vendet dhe natyrën shqiptare, të sjella tek ai nga i ati. “Që kur kam qenë fëmijë, gjithmonë kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë, sepse babai im ka qenë i dërguar në Shqipëri, për fat të keq në luftë. Ai më ka siguruar se nuk ka vrarë asnjëherë asnjë njeri, sepse e respektonte shumë jetën njerëzore. Kujtoj gjithmonë që im atë, në vitin 1989 më thoshte ‘para se unë të vdes duhet të gjesh mënyrën të më çosh të vizitoj Shqipërinë dhe të gjitha vendet ku kam qenë ushtar’”, rrëfen Albano Carrisi. Gjatë kohës së izolimit të Shqipërisë, Albano ndërtoi gjithashtu një lidhje me botën shqiptare. Pak kohë më parë, ai u nderua me titullin “Urdhri i Skënderbeut”. Këngët si “Felicita”, “Ci sara” apo “Liberta”, kanë lënë gjurmë në “top list”-at europiane. Ai ka shitur rreth 165 milionë kopje të albumeve të tij dhe është vlerësuar me 26 disqe të arte dhe 8 platini, si dhe me shumë çmime të tjera muzikore.






Tags: albano carrisinenshtetesi shqipetare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…
Breaking News

“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…

19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!
Breaking News

“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!

19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Next Post
Aktori Anton Yelchin vdes në një aksident të çuditshëm

Aktori Anton Yelchin vdes në një aksident të çuditshëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera