Albano Bogdo është një nga aktorët e humorit më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Pavarësisht famës së tij, ai e ka treguar shpeshherë se nuk është një ‘fans’ i internetit. Ditën e sotme, nëpërmjet një video-je në ‘Instagram’, Albano ndau me ndjekësit e tij lajmin se së shpejti do të largohet nga të gjitha rrjetet sociale dhe do fillojë të bëjë diçka produktive me jetën e tij. “Do mendohem shumë për atë që do bëjë dhe kur mendohem shumë zakonisht marr vendimin e duhur”, dëgjohet të thotë Albano në video. Më pas ai ka vazhduar duke thënë se është i sigurt që ky vendim mund të çojë në largimin nga televizioni, gjë që nëse ndodh, askush nuk duhet të habitet. Krahas videos, aktori i humorit ka shkruar: “Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave dhe teknologjisë, aq më pak i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë. Ju faleminderit”. Edhe pse e kanë respektuar vendimin e tij, fansat i kanë kërkuar që të paktën të mos lërë humorin. Se çfarë do ndodhë, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B00WrKIF7N1/?igshid=i7b2xo2u2n0r