Albano Bogdo është një prej aktorëve më të njohur të humorit në vendin tonë. Ai prej vitesh ka qenë pjesë e programeve të humorit, ku përmendim “Apartamenti 2XL” dhe “Klanifornia”. Por së fundmi ai ka befasuar me deklaratën.
Përmes postimi në Instastory, Albano ka lajmëruar tërheqjen e tij “të përjetshme” nga ekrani, pa ndonjë sqarim tjetër.
“Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentet por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet”– ka shkruar Albano.
Nuk dihet nëse ky vendim ka arsye konkrete që lidhen me pjesën profesionale apo personale, duke qenë se aktori nuk ka dhënë detaje.