I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, Albano Bogdo rikujtoi edhe një herë batutën e shumëpërfolur që bëri tre vite më parë për Beatrix Ramosaj në emisionin e tij në Vizion Plus, “Albano Show”.
“Beatrix është një vajzë shumë e mirë dhe e talentuar. Ka qenë disa herë e ftuar në programet ku kam punuar, 2–3 herë te ‘Apartamenti’ dhe një herë te ‘Klanifornia’, në mos gaboj. U gëzova shumë kur pashë në Instagram që e ëma e saj, e cila kishte qenë e sëmurë, ishte përmirësuar, më erdhi shumë mirë. Ajo batutë nuk ishte aspak për Beatrix-in, njerëzit e kanë keqkuptuar, sepse ishte një shaka për këngëtarët e rinj që pas vetëm pak vitesh karrierë thonë se po tërhiqen nga muzika. Në fakt, ishte më shumë për vëllanë e saj.
Nëse është dukur sikur kam bërë ‘punch down’ (tallje ndaj dikujt më të dobët), nuk ka qenë qëllimi im, aq më tepër ndaj një femre. Sidomos ndaj një vajze që, dy vite para asaj batute, ishte në shënjestër të shumë kritikave; në atë kuptim, unë po bëja ‘punch up’. Kam folur edhe më parë për këtë, në një intervistë kur ajo ishte në Big Brother, dhe kam thënë që duhen lënë mënjanë këto gjëra. Unë e kam shumë për zemër Beatrix-in, më është dukur gjithmonë një vajzë premtuese, simpatike dhe shumë e sjellshme. I kërkoj falje në aspektin njerëzor, por jo sepse mendoj se kam bërë një gabim artistik.”







