Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Albano Bogdo rrëfeu problemin e tij me ankthin, por na dha dhe një mesazh të qartë!

28/01/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Albano Bogdo rrëfeu problemin e tij me ankthin, por na dha dhe një mesazh të qartë!

Aktori Albano Bogdo së fundmi ka ardhur me një intervistë ndryshe, të ndjerë dhe me një mesazh të qartë.





Ai ka rrëfyer problemet që ka pasur me ankthin dhe rrugëtimin e tij të vështirë në një bisedë me Renis Gjokën dhe Eugent Bushpepën në podkastin “Garage lock music”.

“Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-a, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër. Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-a. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë?


Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hipur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma.

Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion, më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani. Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë. Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide.

Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore…
Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, ka treguar aktori.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Vite para, vite pas për djemtë e showbiz-it!

Vite para, vite pas për djemtë e showbiz-it!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera