Personazhet duket se po e shijojnë aventurën në “Ferma VIP”, por edhe po reflektojnë. Kështu ka bërë edhe Albano.
Në podkastin e Renisit dhe Diteas, ai ka rrëfyer se dëshiron të bëhet baba.
Ai ka theksuar se më parë nuk ka qenë gati për t’u bërë prind, por tani ndihet gati për këtë hap.
“Nuk kam qenë gati të kisha fëmijë, se kam ndjerë. Por tani, gjëja e parë që do të bëj kur të dalë jashtë është të bëj fëmijë. Sepse fëmija paska një forcë, lëkund burrat më të fortë”, ka thënë Albano.








