Titulli i dhënë nga Presidenti Nishani për aktorin e njohur Jul Deda është shoqëruar nga kritika të shumta. Ai mori titullin ‘Mjeshtër i madh’, por duket se njerëzit nuk kanë qenë dakort duke vënë në diskutim nëse disa personazhe e meritonin. Pas këtyre kritikave, ka reaguar kolegu i Julit, Albano Bogdo. Aktori ka shpërthyer me një postim në Instagram dhe nuk e ka kursyer fjalorin banal. “Për të gjithë ju që keni ankesa mbi çmimin ‘Mjeshtër i madh” që mori Julian Deda. Ju lutem, ankesat shkruajini në një copë letër, letrën mbështilleni në formë tubi, pastaj e dini vetë ku ta fusni. Më falni për humorin banal, por kaq dimë të bëjmë ne. Nuk konkurrojmë dot me nivelin elitar të Ezelit dhe Ertugrulit, që i shifni nga mëngjesi deri në darkë mor ju…”- shkruan Albano.