Fituesja e edicionit të dytë të “Dance With Me”, Albërie Hadërgjonaj duket se e ka marrë malli për kohën e qëndrimit në Tiranë dhe për miqtë e spektaklit.
Ajo ka postuar vetëm pak orë më parë një foto ku shihet me dy anëtaret e jurisë,Valbona Selimllarin dhe Robert Alinë dhe drejtoren e burimeve njerëzore në Tv Klan, Nora Klosi.
Albëria gjatë natës finale të DWM, pati debate shumë të forta me Robertin në lidhje me muzikën tallava (Berti e akuzoi Albërinë se bënte një muzikë të tillë) dhe që nga ajo koha dy artisët nuk folën më.
Mos ndoshta me anë të kësaj fotoje, këngëtarja do ti tregojë Robertit, se e ka harruar atë histori dhe se nuk i mban inat?!