Megjithëse konkuron me femrat më të bukura të skenës shqiptare, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj para pak ditësh është bërë gjyshe. E ftuar në “Rtv 21”, artistja ka thënë se me ardhjen në jetë të mbesës së saj po perjeton një ndjenjë të jashtëzakonshme, përkundër faktit që epiteti gjyshe nuk po i pëlqen, transmeton “Telegrafi”. Mes të tjerash, këngëtarja, e cila prej dy vitesh jeton në Amerikë, ka zbuluar se krahas aktiviteteve muzikore ka nisur shkollimin. “Në Amerikë po studioj për agjente shitjesh dhe vlerësim pronash. Ishte shumë e lodhshme dhe e frikshme dhe kam dashur ta lë, por kur shikoja se aty ka edhe me të moshuar nuk u ndala”, shtoi Albëria duke thënë se megjithëse ky profesion atje sjell shumë të ardhura këngën nuk do ta lërë asnjëherë.