Sot është një ditë e veçantë për Albërije Hadërgjonaj, pasi 28 vite më parë ka marrrë statusin “nënë”. Emocionet e asaj dite, këngëtarja e njohur i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social “Instagram”. Ajo shprehet se është mjaft e bekuar me Agnesën dhe i drejtohet asaj me fjalët “zemra e zemrës time”.
“Gëzimi i parë i jetës erdhi më 10 dhjetor. Faleminderit Zotit që të solli në jetë me të gjithë të mirat e botës! Jam e bekuar me ty o zemra e zemrës time. Gëzuar ditën e lindjes e të uroj me zemër shëndet, jetë dhe bekime për nji lumturi pa fund! Të don mami shumë! Happy birthday! Edhe 100 vite i festofsh bashkë me ne që të duam shumë”, shkruan Hadërgjonaj. Albërija dhe më herët është shprehur shumë entuziaste për raportin që ka me vajzat e saj, veçanërisht me Angnesën e cila ka ardhur në jetë në një moshë kur këngëtarja ka qenë shumë e re. /revistawho.com