Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alberije Hadergjonaj është treguar gjithmonë shumë e sinqertë në rrëfimet e saj dhe së fundmi ka folur hapur për operacionin që ka kryer në hundë. Albërija është penduar dhe do dëshironte të rikthente hundën që ka pasur..
“Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj për mediat në Kosovë.
Ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja.
“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhi diçka e keqe”, tha këngëtarja.