Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Albert Dumani zbulon sekretet e sezonit të ri: Kur mbaron dhe çfarë do të shihni pas “Fate të kryqëzuara”

08/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Albert Dumani zbulon sekretet e sezonit të ri: Kur mbaron dhe çfarë do të shihni pas “Fate të kryqëzuara”

Vetëm pak ditë pasi ishte i ftuar në një konferencë ndërkombëtare në Izmir, Turqi, nga televizioni i madh TRT, drejtori i programacionit në Tv Klan, ka ardhur me energji të reja edhe për sezonin e ri në ekranin që prej vitesh tashmë, ka pjesë të suksesit edhe serialet dhe dramat turke. “Gumush”, guximi i parë me të cilin Berti fitoi besimin e një publiku që i do dramat dhe ngjarjet sociale, ishte vetëm fillimi për të vijuar më tej edhe me shumë të tjera, vit pas viti edhe më të ndjekura.





I ftuar këtë pasdite në “Rudina”, në TV Klan, Berti ka rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Turqi ku u takua edhe me një pjesë të protagonistëve të serialeve që po transmetohen në Klan, por ka zbuluar edhe më shumë për seritë që do të fillojnë të transmetohen në këtë ekran në fillim të sezonit të ardhshëm. Duke ndarë me publikun disa prej momenteve të këtij eventi, Berti tha se Shqipëria është renditur si një prej vendeve që i ndjek dhe i do shumë serialet turke: “Janë rreth 15 seriale turke që janë transmetuar deri tani në Tv Klan, duke filluar që nga “Gumush” në vitin 2011, të cilat janë pritur mjaft mirë dhe kanë dominuar orën në të cilën janë shfaqur në ekran. Por edhe të tjerë si “Halili dhe Meneksheja”, “Guzey Guney”, “Dashuri e ndaluar”, “Diamante dhe dashuri” etj., kanë qenë po ashtu ndër serialet më të ndjekura nga publiku…” – thotë Berti duke veçuar se sidomos Ezeli ka qenë seriali që ka fokusuar pranë ekranit edhe gjininë mashkullore: “Ezeli ndiqej edhe në pikat e basteve…”


I pyetur se cili ka qenë seriali i tij i preferuar, si pothuaj të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur, edhe ai nuk e përjashton veten nga Ezeli, por edhe “Kuzey Guney” mbetet ndër të preferuarit e tij, edhe sepse kanë një natyrë më mashkullore: “Unë kam pëlqyer shumë Kuzey Guney dhe Ezelin, sepse janë më mashkullore, por të gjithë kanë qenë të mirë…”

Ndërsa seriali më i ndjekur aktualisht në Tv Klan, sipas shifrave, është “Fate të kryqëzuara”: “Seriali më i suksesshëm, dominues në fashën e orarit në të cilin transmetohet është “Fate të kryqëzuara”. Më vjen mirë që është i pari sa i përket konkurrencës, sepse ka brenda shumë dramë, është një realizim shumë i mirë. Tani është në sezonin e tij të tretë dhe pritet të përfundojë në shtator: “Menjëherë pas tij do të vijë në Tv Klan, besoj nga fundi i shtatorit, “Xhezuri dhe e bukura”, protagonistë dy aktorët më të përfolur në Turqi. Seriali ka nisur në Turqi në muajin nëntor dhe vazhdon xhirimet…”

Pas kësaj risie që mezi pritet nga publiku, Berti tregon se Tv Klan ka blerë edhe “Sulltanesha Kosem”, një dramë tjetër e suksesshme në Turqi, që vjen pas Sulejmanit të madhërishëm, me aktore kryesore Beren Saat.  Por në Klan Plus, shton më tej drejtori i programacionit, do të vijë edhe “Të infiltruarit” –  një superprodhim i po të njëjtit produksion që ka realizuar serialin e famshëm “Ezel”./Class

Tags: alber dumaniFate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Valeria Marini në prag të 50-vjetorit: Ëndrra ime më e madhe, të bëj një fëmijë

Valeria Marini në prag të 50-vjetorit: Ëndrra ime më e madhe, të bëj një fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera