Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ALBtelecom ofron internet të sigurtë për fëmijët në sheshin Skëndërbej

25/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
ALBtelecom ofron internet të sigurtë për fëmijët në sheshin Skëndërbej

ALBtelecom finalizon projektin e dytë të “Friendly Wi-Fi” në sheshin Skënderbej, pas atij në Liqenin Artificial të Tiranës. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për të parandaluar fenomene si bullizmi kibernetik si dhe mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online.
“Friendly Wi-Fi” është një shërbim i çertifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia. ALBtelecom e konsideron garantimin e sigurisë online për fëmijët si thelbësor për të ardhmen, për këtë arsye investoi në këtë projekt nxitur edhe nga dy partnerë si Bashkia Tiranë dhe UNICEF. Nisma ka për qëllim t’u ofrojë familjeve dhe fëmijëve një alternativë më të sigurtë dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet.
Në një ditë të mbushur me aktivitete argëtuese dhe informuese për fëmijët, ku u testua përdorimi i shërbimit Friendly Wi-Fi morën pjesë Zëvendëskryetarja e Bashkisë Tiranë, Znj. Anisa Ruseti, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Tahsin Yılmaz si dhe Drejtori i UNICEF në Shqipëri, Z. Roberto De Bernardi.
Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Tahsin Yılmaz, duke e konsideruar këtë shërbim si një vlerë të shtuar për Tiranën tha se: “Ne, në ALBtelecom jemi shumë krenarë që i kemi dhuruar Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës Wi-Fi falas në dy zonat më të njohura të qytetit si: Liqeni i Tiranës dhe Sheshi ‘Skënderbej’. Ne jemi veçanërisht krenarë që i kemi dhuruar qytetit, Wi-Fi falas miqësor dhe të filtruar me standardet më të larta ndërkombëtare.”
Së bashku me zyrtarët e lartë të pranishëm në këtë aktivitet, qytetarët u ftuan gjithashtu të shtonin në hartën e konceptuar të Tiranës se ku do të dëshironin të vendosnin pikën e aksesit të radhës të “Friendly Wi-Fi”.
Gjatë aktivitetit ndërgjegjësues mbi rreziqet në internet dhe mënyrat e mbrotjes, prindër, mësues, adoleshentë dhe fëmijë të moshave të ndryshme u prezantuan me mënyrën se si funksionon “Friendly Wi-Fi”, përmes përfshirjes në lojra dhe quize edukative.
Ky projekt është një shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin. Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangarde. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë.





ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Linda Halimi heq dorë nga ‘Kënga Magjike’, këngëtarja zbulon arsyen pse

Linda Halimi heq dorë nga 'Kënga Magjike', këngëtarja zbulon arsyen pse








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera