Disa kohë më parë, Ava Max, publikoi albumin e saj më të ri të titulluar “Heaven and Hell” dhe duket se po i jep këngëtares suksesin e dëshiruar. Albumi ka kaluar 2 miliardë dëgjime në platformën më të famshme të transmetimit, Spotify. Kjo do të thotë që albumi zë vendin e tretë si albumi më i dëgjuar për këtë vit, nga një artiste femër. Ava është mjaft e re në moshë, por duket se premton shumë dhe mund të kthehet shpejt në një nga këngëtaret më të famshme në botë. Shumë fansa e kanë krahasuar atë me Lady Gaga-n, një nga artistet më të suksesshme.









