Në një bisedë të çiltër për emisionin “Pushime On Top”, Aldo Marku, një nga figurat më të spikatura të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ka ndarë më shumë rreth jetës personale, pasioneve dhe përvojave që i ka gdhendur në lëkurë përmes tatuazheve.
Duke u intervistuar nga Eni Shehu në një palestër, Aldo foli jo vetëm për mënyrën se si e mban trupin në formë, por edhe për historitë dhe simbolet që qëndrojnë pas secilit tatuazh. Ai theksoi se për të, ushtrimet fizike janë një mënyrë për të ruajtur qetësinë mendore:
“Palestrën e kam më shumë për shëndetin mendor, efektet anësore janë benefitet fizike.”
Kur u pyet për përvojat në dashuri, Aldo e pranoi me sinqeritet:
“Më shumë janë thyer, përderisa jam beqar i bie se më shumë janë thyer.”
Tatuazhet, sipas tij, nuk janë zbukurime të rastësishme, por simbole me domethënie të thellë – nga pasioni për boksin dhe filmin, deri te spiritualiteti dhe lidhjet familjare:
“Të gjitha e kanë një kuptim… Numri im 3 që është numri im me fat, është numri që më ka ndjekur gjithë jetën…”
Nëse ndonjëherë ka menduar të heqë ndonjë tatuazh që lidhet me një vajzë? Aldo është i qartë:
“Jo.”
Edhe pse në adoleshencë ka pasur tundime për të përjetësuar emra në lëkurë, ai pranon se ka shpëtuar pa bërë ndonjë gabim të tillë
“Në kohën tonë të gjimnazit, të viteve tona të adoleshencës edhe na kanë tunduar, por kemi shpëtuar.”
Në një moment më intim të intervistës, ai reflekton për dashurinë dhe për mënyrën se si ka ndryshuar mënyra e të ndjerit:
“E di ça kam kuptuar këto kohët e fundit se i gjithë ky nocioni i dashurisë së vërtetë, sikur ka filluar të venitet.”
Dhe kur vjen puna te pyetja klasike, “pas palestrës, për skenë apo për shtrat?”, Aldo përgjigjet me humor:
“Pas stërvitjes jam gati për dush, do thosha për shtrat.”
Por me kë?
“Me dikë që më tërheq, që kam kimi, edhe që kemi dëshirë të njëjtë.”








