Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë! 18/07/2025
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës 17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin! 17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës 17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen 17/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Alesio Aliaj: Do marr nuse shqiptare që t’u bëj qejfin prindërve

12/10/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 3 mins read
A A
Alesio Aliaj: Do marr nuse shqiptare që t’u bëj qejfin prindërve

Fotot: Rosanna Faraci / Styling: Melissa Nixon





Sipas të gjitha sondazheve ai cilësohet si një ndër trupat më të mirë shqiptarë, ndonëse në fakt të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar përtej kufijve. Jo më kot edhe titulli i kopertinës është “Seks simboli i munguar”. Por Alesio Alia, menaxher dhe PR i DJ-ve më të famshëm të botës dhe festave më të çmendura në Australi dhe Europë, nuk e ndan për asnjë çast “shpirtin” nga Shqipëria. Megjithëse prej vitesh jeton e punon jashtë, djali nga Tropoja të ardhmen e tij e ka lidhur ngushtë me vendlindjen. Në një intervistë për “revistawho.com”, Alia rrëfen rrugëtimin e tij nga modelingu deri në ditët e sotme. Ai ndan me lexuesin sekretin e një fiziku të shkëlqyer dhe jep detaje zemre, që me siguri kanë bërë kurioze fanset e tij që nuk janë të pakta.

Alesio me çfarë po merresh këto kohë?


Këto kohë po punoj me shumë artistë si këngëtarë, DJ dhe evente të ndryshme. Ndërkaq sapo kam hapur dy restorante në Melbourne me tre partnerë në biznes.

Si nis dhe si përfundon një jave e jotja?




Java më shkon njësoj gjithmonë, çdo ditë është weekend, ngaqë kam shumë evente më duket që nuk mbaron fundjava kurrë.

Me cilët artistë po punon aktualisht?

Aktualisht kisha një festival me ‘techno music’ me DJ të ndryshëm nga bota dhe javën që vjen jam në tur me ‘A$AP ROCKY’ dhe shumë të tjerë javë pas javësh.

Si ishte ky kapërcimi nga modelingu tek eventet me yje?

Ishte një rastësi kalimi im nga moda tek muzika dhe artistët. Ndihem i lumtur që kisha këtë fat .

Të ndihmoi ndokush?

Po, më kanë ndihmuar disa shokë me të cilët dilnim në ‘party’ për qejf. Ata ndërkohë kishin nën menaxhim disa artistë. Si përfundim, më thuaj me kë rri të të them se kush je (qesh).

A fiton mirë nga kjo punë?

Kjo lloj pune ka jo vetëm shpenzime. por edhe rreziqe. Duhet të jesh perfeksionist në çdo gjë dhe pastaj po që mund të kesh shumë fitime.

Bën shpesh evente me yje ndërkombëtarë edhe në Shqipëri, kë do të sjellësh këtë vit?

Ka disa vite në fakt që unë sjell DJ në Tiranë. Sivjet dua të sjell një këngëtar shumë në modë të këtyre dy viteve të fundit.  Patjetër edhe DJ. Po ju them vetëm se do të ndodhë këtë verë, asgjë më shumë (buzëqesh).

Ti gjithsesi nuk heq dore nga palestra dhe vijon të kesh një ndër trupat më të mirë ndër shqiptarë. Të paktën këtë thonë të gjitha sondazhet. Sa orë ushtrohesh?

Faleminderit! Të ushtruarit tashmë më është bërë stil jete që kur merresha me modeling e deri në ditët e sotme. Vazhdoj të kem të njëjtin trajtim për ushqim dhe palestër. Më janë bërë gjëra të përditshme dhe mundohem kudo që jam të bëj të njëjtën gjë.

Çfarë duhet tjetër për të pasur një trup si i yti?

Siç e thashë edhe më herët duhet të jesh i motivuar dhe pastaj të bëhet stil jete. Varet gjithmonë nga forca mendore e jo nga ajo fizike.

Si e mendon të ardhmen tënde? Në Shqipëri apo Australi?

Unë gjithmonë mendjen e kam në vendin tim. S’më mungon asgjë jashtë, por mendja më rri pranë familjes time në Shqipëri dhe tek e ardhmja ime në Shqipëri .

I numëron dot femrat e jetës tënde?

Ato që i numëroj janë ato që unë i kam dashur.

Cila ka qenë historia që nuk e harron kurrë?

Historia që nuk e harroj kurrë është ajo që kisha mbrëmë (qesh). Bëj shaka! Mbaj mend atë që më ka bërë të vuaj më shumë.

Nuse shqiptare, apo te huaj?

Nusen?! Hajde ishalla shqiptare, t’i bëj qejfin babit dhe mamit. Se qejfin vetes ja kam bërë.

Tags: Agjent ArtisteshAlesio AliajmodelSeks-simbol
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!
Intervista

Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!

11/11/2024
Next Post
Çiljeta djeg Tiranën 

Çiljeta djeg Tiranën 







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera