Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike! 12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin! 12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t! 11/02/2026
Kur loja prek familjen! Greta përballë Selinës, “përçahen” kunatat 11/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

Në këngën e saj të fundit “Thana”, Tayna ka përfshirë refrenin e njohur të këngës “Vajzat e fshatit tim” , një perlë e repertorit shqiptar që prej dekadash mbetet në kujtesën kolektive. Por ndryshe nga rastet kur elementë të tillë përdoren pa leje, këtë herë gjithçka ka ndodhur me dakordësinë e plotë të autores. Një shembull i rrallë respekti dhe harmonie artistike.





Alida Hisku, në një intervistë televizive, ka treguar se materiali muzikor iu dhurua Taynës me dëshirën që muzika shqiptare të dëgjohej më gjerë, veçanërisht në Kosovë dhe për publikun e ri.

Megjithatë, në një gjest mirënjohjeje, Tayna i ka dërguar 250 euro, një shumë modeste në raport me industrinë e sotme muzikore, por që në këtë rast merr vlerë simbolike. Jo si tarifë, por si shenjë respekti për një zë që ka formësuar një epokë.


 

“Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale. Qëllimi im ishte që një këngë shqiptare të shkonte edhe tek publiku i Kosovës, pa llogaritur ka apo jo sukses… Ajo më kërkoi numrin e Enver Shëngjergjit dhe Xhuljana Jorganxhi që ka bërë tekstin dhe pas dy javësh kam parë që më ka postuar 250 euro. Unë nuk e shita këngën, ja dhurova. Por ajo ishte një simbol”,  ka theksuar këngëtarja Alida Hisku, duke sqaruar se nuk e ka “shitur” këngën, por e ka konsideruar si një akt simbolik.

 

Ky moment shkon përtej një sample-i muzikor. Është një dialog mes dy kohëve. Një artiste që përfaqëson shpirtin e viteve ’70 dhe një tjetër që mishëron estetikën urbane të 2026-ës. Në vend të përplasjes së brezave, kemi një dorë të zgjatur. Dhe kur një refren i vjetër ringjallet në një beat modern, nuk është thjesht remix por një urë mes brezash.

 

Historia e Tayna-s dhe Alida Hiskut nuk është thjesht për 250 euro. Është edhe për vlerën e një kënge që jeton dy herë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Kur loja prek familjen! Greta përballë  Selinës, “përçahen” kunatat
Breaking News

Kur loja prek familjen! Greta përballë Selinës, “përçahen” kunatat

11/02/2026
Pas ndarjes, Rey Manaj po përflitet për një lidhje të re!
Breaking News

Pas ndarjes, Rey Manaj po përflitet për një lidhje të re!

11/02/2026
Getinjo në një lidhje të re? Një përqafim (s)na bëri lëmsh!
Breaking News

Getinjo në një lidhje të re? Një përqafim (s)na bëri lëmsh!

11/02/2026
Next Post
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera