Ekrani nuk ka më rregulla kur vjen puna tek veshja. Prezantueset dita ditës po tregojnë se edhe veshjet “casual” janë bërë për ekran dhe më e guximshme duket se është Alketa Vejsiu, për vetë faktin se drejton një emision mbrëmjeje. Këtë sezon të “Piter Pan”, moderatorja është shfaqur herë me xhinse të grisura, si mbrëmjen e djeshme, herë me xhinse blu, të bardha e deri tek pantallonat e shkurtra.
Alketa i ka kombinuar shumicën e këtyre veshjeve me këmisha e taka dhe duhet thënë se ia ka arritur të krijojë tashmë një look të sajin personifikues duke u shfaqur çdo javë e më “casual”, larg fustaneve e fundeve që ndoshta na kanë lodhur pak.