• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alketa nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, ndjekësit e ‘Eurovision’ bëjnë virale foton e saj në ‘Twitter’ për një arsye të veçantë

Fill pas përfundimit të festivalit të fundvitit, diskutimet në rrjet lidhur me jurinë, fituesin dhe drejtuesit e tij kanë qenë nga më të ndryshmet. Pavarësisht gjithë zhurmës së krijuar, moderatorja e tij këtë edicioni, Alketa Vejsiu ka ndarë ditën e sotme një postim ndryshe nga të tjerët në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Vejsiu ka publikuar një post i cili duket se është bërë trend në rrjetin e ‘Twitter’. “Kjo foto është bërë trend në ‘Twitter’ midis komunitetit të ‘Eurosong’. Jam shumë e lumtur, faleminderit”, ka shkruar Alketa krah fotos ku duket se ndjekësit kanë sugjeruar se ajo mund të drejtojë një ditë ‘Eurosong’ për shkak të talenteve të shumta që ka.

Në të njëjtin postim një prej ndjekësve i ka sugjeruar moderatores se duhet të marrë pjesë në televizionet italiane, ndërsa vetë Alketa i ka pohuar se është rrugës drejt kësaj gjëje. Nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë këtë do të na i zbulojë vetë Vejsiu në muajt në vazhdim./revistawho.com