• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Alketa sapo na shuajti kuriozitetin për raportin me Verën dhe ca gjëra të tjera që nuk i dinim!

Nëse dikur personazhet publikë i evitonin në maksimum ca pyetje kur ua bënin gazetarët, sot puna qëndron ndryshe. Në rrjet ata zgjedhin t’u përgjigjen gjithë interesit që ndjekësit u diktojnë dhe shpesh qëllon të jenë shumë më të sinqertë sesa në ekran. Alketa Vejsiu nuk e ka fshehur se një fëmijët tjetër do ta kishte me dëshirë, sidomos kur ndjekësi veç pyetjes shton edhe fjalët (kushedi çfarë ylli del).


Ndryshe nga shumë vajza të tjera të njohura, që duket sikur sikletosen çik nga kjo tema e bërjes së sa më shumë fëmijëve. Vejsiu, e cila është një nga prezanueset më të njohura në vend ka treguar se nëse s’do të kishte bërë televizion, tani do të ishte një mjeke.

Ndërsa pyetjes një “milion dollarë” se çfarë i mban bashkë një Bricjap dhe një Dash, pra Alketën dhe Vera Grabockën, mentoren dhe bashkëpuntoren e saj historike, Vejsiu thotë se janë brirët.

Karakteri i fortë i të dyjave dhe brishtësia, duket se e ka mbajtur këtë raport të fortë si shkëmbi përgjatë kësaj kohe. Dhe duket se s’ka asnjë gjasë që të mund të jetë ndryshe!/revistawho.com