Një moderatore e suksesshme, një bashkëshorte dhe një mami shumë e lumtur. Teksa flet për Alketa Vejsiun lehtë kupton se ajo është një ndër femrat më të plotësuara profesionalisht dhe shpirtërisht. Por duket se moderatorja ka dhe një ëndërr të madhe, që shpreson ta bëjë realitet. Alketa rrëfeu se të takonte Adriano Celentanon, ishte ëndrra e jetës së saj dhe madje ishte e gatshme edhe t’ i shkruante Maria de Philipit tek “C’e posta per te”, për ta takuar të madhin Celentano.