Alketa Vejsiu ka publikuar disa minuta më parë një foto të Oriola Marashit, ku modelja shfaqet në sfilatën e brand-it’ndërkombëtar ‘Guess’. Kjo ishte arritja më e fundit e bukuroshes shqiptare, e cila ka prekur tashmë pasarelat ndërkombëtare. Sigurisht mbështetja për të nuk ka munguar nga figura të njohura të ekranit, ndër to dhe moderatorja e njohur. “Unë nuk flas kot që ti do jesh ndërkombëtare”,-ka shkruar Alketa në postimin në fjalë.
Në këtë mënyrë, Vejsiu ka zgjedhur të tregojë përkrahje ndaj suksesve në rritje të Oriolës. Vetë modelja ka reaguar duke ripostuar foton me mbishkimin: “Të dua Alketa”. Edhe njëherë tjetër, emrat shqiptarë po korrin suksese në skenat ndërkombëtare në fusha të ndryshme. /revistawho.com