Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull special Alketa Vejsiut duke thënë se ajo ishte një nga surprizat e “Sanremo 2020” dhe se e pushtoi skenën gjigande. “Për mua kjo është një ftesë e veçantë, pika më e lartë e karrierës time. Italia është një shembull i integrimit dhe mikpritjes”, u shpreh Alketa gjatë prezantimit. Gazeta prestigjoze nuk mund mos t’i kushtonte vëmendje të veçantë jetës së moderatores, ku thekson dhe njëherë se ajo është Alketa vullkanike, ylli i vërtetë i televizionit shqiptar. Padyshim është një ndër femrat më të shkathta që kanë ndarë skenën deri më tani krah Amadeus.