Alketa Vejsiu i kushton shumë rëndësi fizikut, jo vetëm për t’u dukur bukur, por mbi të gjitha për të mbajtur nën kontroll shëndetin e saj. Moderatorja ka treguar se shpesh bën vrap në kodrat e Liqenit Artifical apo përdor biçikletën për të bërë një shëtitje në natyrë. Por mesa duket yoga është sporti i preferuar i Alketës, sepse ajo e praktikon çdo mëngjes. Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar se bën yoga në shtëpi dhe se kjo gjë bën pjesë në rutinën e saj të mëngjesit.
Alketa ka publikuar disa video nga praktikimi i yoga-s, duke zbuluar në të njëjtën kohë pak pamje nga shtëpia e saj. Nga imazhet e postuara shihet se moderatorja ka një oborr të madh në shtëpinë e saj dhe në pjesën e jashtme ka një vend të veçantë për t’u stërvitur.
Mesa duket Alketa e ka më të lehtë të ushtrohet kur ndodhet në shtëpi, duke qenë se aty ka gjithçka që i duhet. Yoga është një nga aktivitet fizike më të mira që ndihmon në forcimin e muskujve dhe përmirësimin e frymëmarrjes dhe energjisë së brendshme, ndaj këto duhet të jenë disa nga arsyet pse Alketa e praktikon kaq shumë.
Moderatorja e njohur është vazhdimisht e angazhuar me shumë punë, ndaj rutina stërvitore është mjaft e rëndësishme për të, për të qenë gjatë gjithë kohës në formë të mirë. /revistawho.com