Teksa Efehan rritet nga dita në ditë, Almeda dhe Tolgahan kanë menduar ta zgjerojnë familjen e tyre edhe më shumë. Vetë bukuroshja shqiptare e ka dhënë lajmin me fotot e barkut të rrumbullakosur krah partnerit të saj.
“Bebi numbër dy duke ardhur. Mezi po presim të takojmë vogëlush”, ka shkruar Abazi krah fotove më të ëmbla.
Epo me siguri lumturia e dyshes duhet të jetë shumë e madhe pasi fryti tjetër i dashurisë së tyre do të vijë në jetë shumë shpejt.
Ndonëse Efehan është 1 vjeç e gjysmë, kjo nuk e ka penguar aspak dyshen të mendojë për ardhjen në jetë të një tjetër fëmije./revistawho.com