Almeda nuk i ka kursyer asnjëherë fjalët e dashurisë për bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman. Kështu ka ndodhur edhe në ditën e tij të lindjes, ku ajo ka publikuar një moment nga pushimet e verës, shoqëruar me këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime. Jam me fat të të kemi ty në jetën tonë. Babi më i mirë. Të duam përgjithmonë”.
Momentalisht Amelda është në pritje të fëmijës së saj të dytë, gjininë e të cilit e zbuloi disa ditë më parë e do të jetë vajzë. Dyshja janë prindër gjithashtu të një vogëlushi 1 vjeç e gjysmë, Efehan./revistawho.com









