Pa e përmendur kurrë njëri-tjetrin me emër, Noizy dhe Don Xhoni kanë ngritur sërish temperaturat në rrjet, përmes një loje simbolesh dhe frazash që fansat i kanë dekoduar shpejt si “diss”-e me destinacion të qartë.
Përplasja e heshtur nisi kur Don Xhoni publikoi një story nga brenda një makine luksoze, duke shkruar mbi të:
“Allo 2shi, 1shi ktu”
— një deklaratë që menjëherë u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Noizy-t, të cilin ndjekësit e dinë si “1shi” i vetëshpallur i skenës rap.
Noizy nuk e la me kaq. Ai reagoi me një postim ku pozonte përballë një Lamborghini, mbi të cilin kishte vendosur tufa parash, shoqëruar me një përshkrim ironik që s’kishte nevojë për shumë shpjegime:
“1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.”
Pavarësisht se asnjëri nuk ka përmendur drejtpërdrejt emra, të gjithë duket se e kanë të qartë se për kë bëhet fjalë. Dhe siç ndodh zakonisht në përplasjet virtuale të yjeve të muzikës, ndjekësit janë ndarë në dy kampe – secili duke mbrojtur “1shin” e vet.









