Pas suksesit të “Alpha show” që mbajti më 14 gusht, Noizy ka në plan ta kthejë në një traditë të përvitshme këtë koncert, por duke e zgjeruar jo vetëm në Tiranë, por edhe Kosovë e Maqedoni. Në postimin e fundit në Instastory, reperi premton se vitin tjetër do bëjë diçka shumë më të madhe. “2023 ju premtoj që do bëjmë diçka shumë të madhe. Shkup-Prishtinë-Tiranë”, shkruan Noizy duke gëzuar kështu edhe fansat që jetojnë në Kosovë e Maqedoni e që nuk mundën t’i bashkoheshin koncertit.