Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney teksa dha një fjalim në Konferencën e Grave në Teksas, ajo paralajmëroi edhe Donald Trump-in. Ajo u shpreh se politikat e tij mund të dëmtojnë myslimanët amerikanë por edhe të gjithë botën. Avokatja u shpreh gjithashtu se është e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet bota. Komentet e saj nuk ishin vetëm negative. Ajo u shpreh se ishte gjithashtu optimiste se Trump do e luftojë ISIS-in. Amal dhe bashkëshorti i saj George Clooney ishin mbështetës të fushatës së Hillary Clinton.