Amal dhe George Clooney kanë gëzuar sot fansat e tyre me lajmin e bukur të ardhjes në jetë të dy bebeve. Ata janë bërë prindër për herë të parë. Mëngjesin e sotëm Amal dhe George i uruan mirëseardhjen në jetë Ella-s dhe Alexandër Clooney-t. Mësohet se ata janë të shëndetshëm. Më herët duke folur për familjen e tij të re, ylli i kinematografisë u shpreh: “Pjesa ime e preferuar është se të gjithë miqtë e mi që janë në moshën time, janë bërë prindër tashmë. Fëmijët e tyre janë rritur e kanë shkuar në kolegj. Një natë ishim ulur 8 burra, ata të gjithë prindër me fëmijët larg nëpër shkolla, që më thoshin ‘do të të pëlqejë, do jesh mirë’ dhe papritur të gjitha ja nisën të bënin si bebe që qanin. Në fund të gjithë qeshëm”./ revistawho.com