Shoqëria jonë dhe jo vetëm, ka nevojë për modele pozitive që frymëzojnë paqen. Modele që krijohen për të formëzuar shpresën se e ardhmja do të jetë më e ndritur. Kështu dita e sotme shënohet në kalendarin e ditëve të veçanta për gazetarin e njohur Ervin Kurti, i cili është nderuar pikërisht me çmimin “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes në Tiranë. Këshilli i Paqes në Tiranë përzgjedh figurat publike, në disa fusha të ndryshme, teksa në gazetari çmimi ka shkuar për Ervin Kurtin. Modeli i paqtë që frymëzon pikërisht paqen. Mes të nderuarve me çmime janë dhe gjeneralja majore Manushaqe Shehu, nga mjekësia okulisti Ali Tonuzi si dhe në sport Izmir Smajlaj. Në ceremoni nuk kanë munguar as përfaqësuesit ndërkombëtarë të Ambasadës së Paqes, teksa Këshilli i Paqes në kryeqytet, kryesohet nga gazetarit i njohur Dëfrim Met’hasani.









