Amber Heard dhe Johnny Depp më në fund kanë gjetur një zgjidhje.
Pas procesit të divorcit më të bujshëm të Hollivudit, duket se avokatët e ish-çiftit kanë arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompania e sigurimeve të Heard do t’i paguajë Depp-it 1 milion dollarë për t’i dhënë fund çështjes.
“Pavarësisht se Johnny e fitoi gjyqin, aktorja nuk ka kufizime se çfarë mund të flasë në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka pranuar asnjë faj”, raporton “Mail Online”.
Edhe pse gjyqi i zhvilluar më parë në Londër përfundoi në favor të saj, por një rast i dytë në Fairfax, Virxhinia, në fillim të këtij viti doli në anën e Depp.
Aktorja u urdhërua të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë (më vonë u reduktuan në 365,000 dollarë) si dëmshpërblim pas shpifjes së gjatë, ndërsa Depp, 59 vjeç, iu tha që t’i jepte 2 milionë dollarë vendim i marrë nga e njëjta sallë gjyqi pasi Heard e kundërpaditi për shpifje.
Ekipet ligjore të çiftit kanë diskutuar për të shmangur një gjyq të tretë pasi Heard paraqiti një kërkesë në apel. Një marrëveshje më në fund u bë gjatë fundjavës me të dyja palët. Nga ana tjetër, është bërë e ditur nga burime pranë aktorit se e gjithë shuma e dëmshpërblimit do të shkojë për bamirësi.