Amber Heard është larguar nga Hollywood dhe është zhvendosur në Madrid, Spanjë. Sipas një artikulli të Daily Mail, aktorja 37-vjeçare është zhvendosur në heshtje në Spanjë me vajzën e saj Oonagh, duke thënë: “Ajo është dygjuhëshe në spanjisht dhe është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg gjithë zhurmës”. Një mikeshë e Heard-it ndau me gazetarin: “Unë nuk mendoj se ajo po nxiton të kthehet në punë ose në Hollyëood, por me siguri do të kthehet kur të jetë koha e duhur, për projektin e duhur”.
Ndërsa përfaqësuesit e Heard nuk kanë komentuar ende për këtë lëvizje, aktorja ka kaluar mjaft kohë në Spanjë. Tetorin e kaluar, u pa në plazhet e Palma de Mallorca dhe ditë më parë ajo u pa duke luajtur me vajzën e saj në një park në Spanjë.
Amber e ka mbajtur kryesisht vajzën e saj larg syrit të publikut që kur e mirëpriti atë përmes një gruaje surrogate në korrik 2021.