Amber Heard ka sjellë në jetë binjakë! Aktorja e ndau lajmin në Ditën e Nënës në SHBA. Ajo ka mirëpritur një vajzë e një djalë, Agnes dhe Ocean teksa shprehet se është “tejet e lumtur” për të festuar “plotësimin” e familjes së saj.

“Të qenët një nënë e vetme dhe sipas kushteve të mia pavarësisht sfidave të mia me fertilitetin ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime. Jam përjetësisht mirënjohëse që mund ta zgjidhja këtë me përgjegjësi dhe mirëmendim. Për të gjitha nënat, kudo ku jeni sot dhe sido që të keni arritur, familja ime e ëndrrave dhe unë po festojmë me ju”.








